Ndërlidhjet

Protesta dhe tentim për vetëvrasje nga të burgosurit në Kazakistan


Ilustrim
Ilustrim

Të burgosurit në një burg në Almaty, provincë e Kazakistanit kanë protestuar për kushtet e vështira.

Rreth 20 të afër të të burgosurve janë mbledhur në qytetin jugor të Zarechnoye që nga 7 shtatori, duke kërkuar për t’i parë të dashurit e tyre.

Të afërmit thonë se 150 të burgosur kanë protestuar gjatë fundjavës, disa prej tyre i kanë prerë venat, dhe në fund protesta është prishur nga policia.

Një zëdhënës i agjencisë për mbikëqyrjen e burgjeve rajonale ka hedhur poshtë pretendimet e të afërmve. Ai ka thënë se 30 të burgosur janë transferuar në burgjet e tjera në ish-republikën sovjetike në Azinë Qendrore.

Të afërmit thonë se zyrtarët kanë refuzuar t’ju tregojnë atyre se pse të burgosurit kanë transferuar.

Të burgosurit në Kazakistan kanë protestuar shpesh, për shkak kushteve të vështira në burgje, dhe shpesh herë kanë lënduar vehtën, për të zgjuar interesimin e shtetit.

XS
SM
MD
LG