Ndërlidhjet

OKB: Siria e Iraku në krizat më të mëdha botërore


Ilustrim
Ilustrim

Siria dhe Iraku gjenden të parat në listë të krizës humanitare në tërë botën, ka deklaruar shefi për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, Zeid Ra’ad Al Hussein.

Gjatë fjalimit të tij të parë në Këshilln për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, sot në Gjenevë, ai tha se bashkësia ndërkombëtare duhet urgjentisht të ndalojë dhunën në Siri dhe Irak për t’i dhënë fund shkeljeve të të drejtave të njeriut atje.

Ai shtojë se bashkësia ndërkomëbëtare deri më tani ka dështuar për t’i dhënë fund dhunës në Lindjen e Mesme.

Duke folur për Ukrainën, ai tha ‘çdo gjë duhet të ndërmerret nga të dyja palët, qeveria ukrainase dhe forcat e armatosura, po ashtu edhe nga shtetet fqinje, përfshirë edhe Federatën Ruse, për të mbrojtur civilët”.

XS
SM
MD
LG