Ndërlidhjet

Ashensori i prishur, vret 10 njerëz në Turqi


Ilustrim
Ilustrim

Turqia premton se do të ndërmerr masa, për mbrojtje në punë, pas aksidentit që ndodhi, kur një ashensor që po bartte punëtorët e një ndërtese është rrëzuar në tokë nga kati i 32-të, me ç’rast kanë gjetur vdekjen dhjetë njerëz.

Betimi vjen pasi policia lëshoi gaz lotsjellës dhe ujë, për të shpërndarë 1.000 njerëz që u mblodhën në Stamboll të dielën për të protestuar në lidhje me vdekjet, dhe për kushtet teknike të vështira të Turqisë në vendin e punës.

“Është e qartë se siguria në vendin e punës është një çështje jetike. Plani i veprimit do të rregullojë këtë çështje," u tha Zëvendës kryeministri Bulent Arinç gazetarëve të hënën.

Ai ka shtuar se inspektorët do të hulumtojnë për shkaqet e aksidentit, me urdhër të kryeministrit Ahmet Davutoglu.

“Nga tani, mekanizmat kontollues do të jenë më të kujndesshëm”, ka shtuar ai.

Aksidenti ka ndodhur ntë shtunënë mbrëma, në qendrën Torunlar, ku po ndërtohet një rrokaqiell luksoz.

Një punëtor përgjegjës për ashensor, ka thënë për të përditshmen Vatan se ai e kishte lajmëruar mbikëqyrësin se frenat e ashensorit janë prishur, por ai e kishte injoruar.

me dhjetëra punëtorë të ndërëtimit, të hënën kanë bllokuar autostradën në Halkali të Stambollit, duke protestuar kundër kushteve të kqija të sigurisë në vendin e punës.

XS
SM
MD
LG