Ndërlidhjet

Rebelët sirianë lirojnë paqeruajtësit e OKB-së


Paqeruajtësit e Fixhit në Lartësitë Golan.
Paqeruajtësit e Fixhit në Lartësitë Golan.

Një grup i paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara, i rrëmbyer nga një grup që ka lidhje me Al Kaidën në Lartësitë Golan, është liruar.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se të 44 ushtarët nga Fixhi janë dorëzuar sot te personeli i OKB-së në këtë rajon.

Deklarata thotë se paqeruajtësit nuk janë të plagosur.

Lufëtarët nga fronti Al Nusra i kanë rrëmbyer ata dy javë më herët.

Paqeruajtësit kanë shërbyer në kuadër të personelit të OKB-së, që monitoron armëpushimin e vitit 1974 midis Izraelit dhe Sirisë në Lartësitë Golan.

XS
SM
MD
LG