Ndërlidhjet

Yatsenyuk: Putini synon shkatërrimin e Ukrainës


Arseniy Yatsenyuk
Arseniy Yatsenyuk

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, thotë se qëllim i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, është që ta shkatërroj Ukrainën si shtet i pavarur.

“Qëllimi tij është ta marrë gjithë Ukrainën, ai dëshiron ta eliminoj Ukrainën si një shtet i pavarur”, tha sot Yatsenyuk, duke folur në një konferencë ndërkombëtare në Kiev.

Sipas tij, “Putini e dëshiron një tjetër konflikt të ngrirë” në pjesën lindore të Ukrainës dhe se Rusia është “kërcënim ndaj rendit global dhe sigurisë së gjithë Evropës”.

Mëtutje, në konferencën në kryeqytetin Kiev në Ukrainë, Arseniy Yatsenyuk, theksoi se armëpushimi ndërmjet forcave të qeverisë dhe separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, që është arritur më 5 shtator, ishte vetëm “hapi i parë” për “ta ndalur masakrën”.

Kryeministri i Ukrainës ka vlerësuar se vala e re e sanksioneve ekonomike të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë, paraqet kërcënim madhor për ekonominë ruse.

XS
SM
MD
LG