Ndërlidhjet

Përparim në bisedimet për Ukrainën


Grupi i Kontaktit për Ukrainën
Grupi i Kontaktit për Ukrainën

Media të ndryshme raportojnë se është shënuar përparim në bisedimet për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

I ashtuquajturi Grup i Kontaktit, në përbërje të të cilit janë përfaqësues nga Rusia, Ukraina, të separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës dhe të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë janë takuar mbrëmjen e së premtes në Minsk.

Raportet sot thonë se grupi ka arritur një sërë marrëveshjesh për shtensionimin e situatës në lindje të Ukrainës.

Thuhet se marrëveshjet parashohin largimin e armëve të rënda nga zonat e konfliktit, pezullimin e fluturimeve të aeroplanëve luftarakë në zonë dhe shkëmbime të të burgosurve.

Ish-presidenti i Ukrainës, Leonid Kuchma, i cili udhëheq delegacionin e Ukrainës në bisedimet e Minskut, ka thënë se ka marrëveshje edhe për tërheqjen e të gjitha formacioneve të huaja nga territori ukrainas.

XS
SM
MD
LG