Ndërlidhjet

Afrika P. rrezikon “kolapsin” nga Ebola


Ilustrim
Ilustrim

Shpërthimi i Ebolës kërcënon të bëhet krizë politike që mund të zhbëjë përpjekjet për të stabilizuar Afrikën perëndimore, paralajmëron Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

“Vendet e goditura më së keqi përballen me kaos dhe kolaps potencial”, thuhet në reagimin e tij.

Shpërthimi më i madh në botë i Ebolës ka shkaktuar 2,811 viktima deri më tani, shumica në Guiene, Liberi dhe Siera Leone.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se të infektuarit mund të trefishohen deri në muajin nëntor, duke kapur shifrën 20,000.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se kjo mund të ndodhë, nëse përpjekjet për të trajtuar krizën nuk rriten.

XS
SM
MD
LG