Ndërlidhjet

Obama: Rusia ka ambicie territoriale


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të mbështesë sovranitetin e Ukrainës, në kohën e “agresionit” rus.

Obama ka thënë se aneksimi i Krimesë nga Moska në muajin mars kujton kohën “kur kombet e mëdha kanë shkelur kombet e vogla në ndjekje të ambicieve territoriale”.

Megjithatë, ai ka shtuar se armëpushimi midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës i hap derën paqes, nëse Kremlini e respekton atë”.

“Nëse Rusia merr këtë rrugë, ne do t’i heqim sanksionet tona”, ka thënë Obama.

Ai i ka bërë këto komente para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG