Ndërlidhjet

Al Nusra kërcënon me sulme Perëndimin


Al-Nusra
Al-Nusra

Grupi militant sirian, Al Nusra, i ka denoncuar sulmet ajrore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, si “luftë kundër Islamit”.

Në një deklaratë të postuar online, grupi i lidhur me Al Kaidën u ka bërë thirrje xhihadistëve në gjithë botën që të sulmojnë vendet e përfshira perëndimore dhe arabe.

Thirrja vjen pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera kanë zgjeruar sulmet ajrore kundër militantëve të Shteti Islamik në Irak dhe Siri.

Koalicioni i rreth 40 vendeve është zotuar se do të shkatërrojë Shtetin Islamik, i cili kontrollon pjesë të mëdha të territorit në verilindje të Sirisë dhe veri të Irakut.

“Këto shtete kanë kryer vepra të tmerrshme, që do t’i vënë ato në listën e objektivave xhihadiste në gjithë botën. Kjo nuk është luftë kundër Al Nusras, por luftë kundër Islamit”, ka thënë zëdhënësi i Al Nusras, Abu Firas al-Suri.

Pavarësisht se kanë qëndrime të njëjta radikale, Shteti Islamik dhe Fronti Al Nisra kanë qenë rivalë në Siri.

XS
SM
MD
LG