Ndërlidhjet

Belgjika akuzon grupin prej 46 anëtarësh për terrorizm


Flamuri Belgjikës
Flamuri Belgjikës

Belgjika, sot, ka akuzuar 46 anëtarë të grupit islamik, ‘Sharia4Belgium’ (Sheriati për Belgjikën), organizatë kjo terroristë që është marrë me shpërlarjen e trurit të të rinjve në Belgjikë, për t’iu bashkangjitur lufës së shenjtë në Siri.

Vetëm 8 prej të akuzuarve, janë paraqitur në Gjykatën në veri të Belgjikës, sot, të hënën. Të tjerët thuhet se ende janë në Siri.

Lufta më e madhe e Belgjikës kundër ekstremizmit islamik, është se ajo cilësohet si vend i përshtatshëm për të rekrutuar të rinjtë për militantë.

Rreth 300 luftëtarë në Siri kanë ardhur nga Belgjika, ka treguar Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizmit.

Prokurorët, kanë thënë se ky grup është udhëhequr nga 32 vjeçari, Fouad Belkacem, grup ky salafist, i cili kërkon miratimin e ligjit të sheriatit në Belgjik.
Edhe pse Belkace, nuk ka luftuar në Siri, prokurorët kanë thënë se ai ishte kryesori prapa kësaj organizate.

"Fjalët e Belkacam’it, mund të interpretohen vetëm si thirrje për dhunë dhe xhihad”, ka thënë prokurori publik Ann Fransen.

Belkacem, është i burgosur me akuzën për nxitje të dhunës kundër jo-Myslimanëve.

Prokurorët kanë treguar se si anëtarët e grupit ‘Sharia4Belgium’, i kanë thirrur të rinjtë, përfshirë edhe vajza të reja, duke i dërguar në qendrën e tyre, aty ku i indoktrinonin dhe i përgatitnin për t’ju bashkuar Sirisë.

XS
SM
MD
LG