Ndërlidhjet

Siri: Dhjetëra fëmijë të vrarë në Homs


Pamje pas njjë sulmi të mëparshëm në Homs të Sirisë
Pamje pas njjë sulmi të mëparshëm në Homs të Sirisë

Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë dhe grupi monitorues Observatori për të drejtat e njeriut me seli në Londër, thonë se së paku 39 vetë, përfshirë 30 fëmijë, janë vrarë, dhe shumë të tjerë janë plagosur sot nga një sulm i dyfishtë me makinë-bombë, afër një spitali dhe shkolle në qytetin e Homsit.

Observatori për të drejtat e njeriut tash e katër vjet e monitoron luftën civile në Siri nëpërmjet rrjetit të aktivistëve në terren.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm.

Kryengritësit sirianë kanë ndërmarrë sulme të ngjashme me makina-bomba në të kaluarën.

Njëherësh, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, sot i ka ndërmarrë së paku pesë sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët e kishin sulmuar qytetin kurd Kobane në Siri, afër kufirit me Turqinë.

XS
SM
MD
LG