Ndërlidhjet

Raste të reja të poliomelitit në Pakistan


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarë shëndetësorë, kanë njoftuar sot, se tri raste të reja me poliomelit janë paraqitur në Pakistan.

Sipas, "The Express Tribune," 187 raste të poliomelitet janë regjistruar këtë vit në Pakistan.

Në gusht, Pakistani ka nisur një fushatë për të vaksinuar më shumë se 700,000 fëmijë në Pakstan, në 7 zona.

Zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se afërsisht, 300,000 fëmijë do të humbasin mundësinë për tu mbrojtur nga kjo sëmundje, për shkak mungesës së sigurisë në rajon, nga kryengritjet që po ndodhin atje.

Talibanë pakistanez dhe grupe tjera militante, të cilët kotrollojnë zona fisnore, po e kundërshtojnë fushatën për imunizim të poliomelitit, duke thënë se kjo është një mbulesë për spiunazhin e SHBA-së.

Pakistani, së bashku me Afganistanin dhe Nigerinë, janë tre shtetet e vetme në botë ku poliomeliti vazhdon të jetë endemik.


Vëzhguesit thonë se përhapja e poliomelitit mund ta dëmtojë përpjekjen thuajse 30 vjeçare për ta çrrënjosur këtë sëmundje.

XS
SM
MD
LG