Ndërlidhjet

Irani – burgu i gazetarëve


Presidenti iranian, Hassan Rohan
Presidenti iranian, Hassan Rohan

Një grup gazetarësh iranian, kanë kritikuar haptas Presidentin Hassan Rohani, për deklaratën e tij, ku thotë se ‘gazetarët nuk burgosen në Republikën Islamike’.

Këtë deklaratë, Presidenti iranian, Rohani e ka bërë gjatë një interviste dhënë për CNN, më 26 shtator.

Ai i ka thënë rrjetit të televizionit amerikan CNN se : ‘unë nuk besoj se një individ duhet të burgoset apo dënohet pse është gazetar’.

Por, një letër e hapur dërguar atij, sot, e nënshkruar nga 135 gazetarë dhe aktivistë, thuhet se ‘Presidenti po e shtrembëron dhe mohon realitetin’.

Letra, akuzon Rohanin qe nuk po i përmbahet premtimit të tij elektoral, kur ka thënë se mediat do të pavarësohen nga kontrolli i qeverisë.

Në qershor, një grupi Reporterëve pa Kufi, ka treguar për 58 gazetarët që janë burgosur në Iran.

Në një raport të tyre thuhet :” Irani është ndër 5 burgjet më të mëdha në botë për ofrimin e informacioneve’.

XS
SM
MD
LG