Ndërlidhjet

Teknikët medicinalë në SHBA, të papërgatitur për Ebolën


Spitali Presbyterian, në Dellas të Texasit.
Spitali Presbyterian, në Dellas të Texasit.

Teknikët medicinalë të Shtetevet të Bashkuara të Amerikës, kanë thënë se, janë të pa trajnuar dhe të pa përgatitur për tu marrë me pacientët që mund të vijnë me virusin e Ebolës.

Shumica prej tyre, thonë se kanë kërkuar nga menagjerët e spitaleve ku punojnë, që të ju ofrojnë trajnime, që më pas ata të mund të merren me rastet e Ebolës, sëmundje kjo që tashmë ka vrarë 3.338 persona në Afrikën Perëndimore.

Por, në anën tjetër Qendra për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve në SHBA, ka thënë se spitalet në Shtetet e Bashkuara, janë të përgatitura për tu marrë me pacientët me Ebola. Me këtë deklaratë po ashtu janë pajtuar shumë ekspertë të sëmudjeve infektuese.

Mjeku i sëmundjeve infektuese, Edëard Goodman, në Texas, ka thënë, se tashmë janë duke u marrë me pacientin e parë që është diagnositifkuar me Ebolën në vendin e tyre, duke shtuar se ata janë të gatshëm të merren me të.

Mjekët, në spitalin, ‘Presbyterian’ në Dallas të Texasit, janë përgatitur dhe trajnuar para se atje të arrijë pacienti Eric Duncan më 26 shtator, i cili ishte infektuar në Liberi.

XS
SM
MD
LG