Ndërlidhjet

Edhe Kanadaja i bashkohet luftës kundër IS-it


Kryeministri kanadez, Stephen Harper.
Kryeministri kanadez, Stephen Harper.

Shteti i Kanadasë ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij , për t’iu bashkuar koalicionit ndërkombëtar, udhëhequr nga SHBA-ja, për të luftuar militantët e Shtetit Islamik (IS).

Zyrtarët kanadezë kanë thënë se forcat e tyre do të marrin pjesë në sulme ajrore kundër IS, por nuk do të dërgojnë trupa tokësore në Siri dhe Irak.

Fillimisht, Kanadaja ka miratuar pjesëmarrjen e saj për 6 muaj, në luftën kundër IS-it në Lindjen e Mesme.

Sot, edhe Australia ka konfirmuar se do t’u bashkohet sulmeve ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik në veri të Irakut.

Komiteti për Siguri Kombëtare i Australisë ka marrë këtë hap pas kërkesës zyrtare nga Iraku.

Kryeministri Tony Abbott u ka thënë gazetarëve se vendosja në Irak do të jetë e gjatë, “sigurisht muaj dhe jo javë”.

Çdo ditë, shtete të ndryshme, më shumë ato perëndimore, po i bashkangjiten luftës kundër IS.

Dje , luftës kundër Shtetit Islamik i është bashkuar edhe Turqia.

Në anën tjetër, Franca e cila tashmë po bën sulme ajrore në Irak, është duke diskutuar që t'i nisë sulmet edhe në Siri.

Shumë vende fillimisht kanë përkrahur sulmet ajrore në Irak, e jo edhe në Siri.

Njëjtë ishte edhe vendimi i SHBA-së, kur bëri thirrje për koalicionin kundër IS.

Forcat amerikan, një herë filluan sulmet vetëm në Irak, por më pas u zgjeruan edhe në Siri.

XS
SM
MD
LG