Ndërlidhjet

Ukrainë: Përshkallëzohet beteja për aeroportin e Donjeckut


Pamje e luftimeve për aeroportin ndërkombëtar në Donjeck
Pamje e luftimeve për aeroportin ndërkombëtar në Donjeck

Separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës e kanë vazhduar presionin e tyre në përpjekje për ta marrë kontrollin ndaj aeroportit të Donjeckut, pasi ai tash është nën mbikëqyrje të forcave qeveritare.

Luftimet e sotme u zhvilluan përkundër thirrjeve nga Moska, për të dy palët, që ta respektojnë armëpushimin e arritur më 5 shtator.

Të shtënat artilerike dhe me raketa janë intensifikuar gjatë javës që po kalon, ndërsa raportohet se kulmin e kanë arritur sot.

Luftëtarët separatistë i kanë përdorë tanket për të shtënë kundër terminalit kryesor të aeroportit.

Zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës, Andriy Lysenko, tha sot se 12 separatistë dhe dy ushtarë qeveritarë janë vrarë gjatë sulmeve kundër aeroportit gjatë ditës së djeshme.

Asnjëra palë nuk ka pasur vullnet ta implementoj armëpushimin për tërheqje 15 kilometra, për ta krijuar zonën neutrale prej 30 kilometrash ndërmjet linjave të frontit.

XS
SM
MD
LG