Ndërlidhjet

Maqedoni: Dënime në rastin “Spiuni”


Pamje nga një pjesë e Shkupit
Pamje nga një pjesë e Shkupit

Një gjykatë në Maqedoni sot i ka dënuar 18 vetë, përfshirë edhe ish-punëtorë të inteligjencës, me burg në kohëzgjatje deri në 15 vjet, për spiunim për vendet e jashtme.

Gjyqtari, Gojko Ristov, tha se provat e paraqitura gjatë procesit gjyqësor, që ishte i pari i këtij lloji në Maqedoni, dëshmuan se të dyshuarit ishin fajtorë.

I dyshuari i parë, Marjan Efremov, punëtor i dikurshëm i shërbimeve sekrete të Maqedonisë, është dënuar me 15 vjet burg, ndërsa ish-gjenerali i policisë, Gojko Stojkov, është dënuar me nëntë vjet burg.

Ndër të dënuarit, në rastin e njohur ”Spiuni”, ka edhe ish-zyrtarë të Ministrisë së brendshme dhe të Kuvendit të Maqedonisë.

Gjykata tha se unaza e dyshuar e spiunimit ishte formuar në vitin 2009 dhe ishte aktive deri në vitin 2012.

Vendet për të cilat është thënë se kanë spiunuar ata, nuk janë emëruar, raporton AFP nga Shkupi.

Por, mediat lokale raportojnë se anëtarët e grupit u kishin shitur informacione shërbimeve të inteligjencës së Greqisë dhe Hungarisë.

Të dënuarit kanë thënë se akuzat ishin të motivuara politikisht.

Të akuzuarit ishin arrestuar në muajin shtator të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG