Ndërlidhjet

Protestat në Turqi – 14 kurdë të vrarë


Ilustrim
Ilustrim

Në Turqi, së paku 14 kurdë janë vrarë nga përleshjet me policinë, gjatë protestave, për shkak të refuzimit të Turqisë për të ndihmuar dhe mbrojtjur, qytetin Kobani në Siri, që gjendet në kufi me Turqinë.

Kurdët, në Turqi kanë fillluar protestat një ditë më parë, të zemëruar me shtetin e tyre se nuk po ndihmon Kobanin, e sulmuar nga militantët e Shtetit Islamik (IS), ku shumica e banorëve janë kurdë.

Protestuesit janë përhapur, në të paktën gjashtë qytete, përfshirë Stambollin, Diyarbakir, Ankara, Mersin dhe Adana.

Ndryshe, militantët e IS janë tërhequr nga disa pozicione të tyre në qytetin sirian të Kobanit, pas sulmeve të intensifikuara ajrore nga Shtetet e Bashkuara.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se militantët vazhdojnë të luftojnë nga pjesët lindore dhe juglindore të Kobanit, porse janë tërhequr plotësisht nga ana perëndimore e qytetit.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thirrur kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu, për të diskutuar për ngurrimin e Ankarasë për t'u përfshirë në luftë kundër militantëve në Kobani.

Një ditë më parë, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar se Kobani ‘është gati për të rënë i tëri në dorën e IS’.

Gjatë një vizite që u ka bërë refugjatëve sirian në Turqi, ai ka thënë se ‘terrori nuk do të ndalet, përpos nëse arrihet një bashkëpunim për sulme tokësore’.

XS
SM
MD
LG