Ndërlidhjet

Tampon zonë, në Kobani


Kobani në Siri, afër kufirit turk
Kobani në Siri, afër kufirit turk

Diplomatët e lartë të Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë, thonë se do të marrin në konsideratë mbështetjen e krijimit të një tampon zone brenda Sirisë, për të forcuar kufirin turk kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS), të cilët po luftojnë në Kobani, qytet afër kufirit turk.

Për këtë çështje kanë folur të mërkurën, sekretari amerikan, John Kerry dhe sekretari i jashtëm britanik Philip Hammond.

Tampon zona, është kërkuar edhe nga Turqia, e cila planifikohet të bëhet nga ana e Sirisë, të përfshijë Kobanin dhe më tej, qëllimi i së cilës është të krijohet një zonë, pa forca të armatosura, zonë që nuk lejon depërtimin e forcave, dhe kështu mbron Turqinë, nga militantët e IS.

SHBA, megjithatë vazhdon që të kërkojë nga Turqia që të merr masa vepruese ndaj IS, të cilët po përpiqen që të marrin qytetin sirian Kobani,.

Sekretari amerikan, Kerry ka thënë të mërkurën se rrethimi i Kobanit mbetet një shqetësim kryesor për SHBA-në, prandaj dhe janë intensifikuar sulmet ajrore ndaj militantëve të IS.

Për këtë çështje, do të takohen zyrtarët amerikanë të enjtën me zyrtarët në Ankara, për të vendosur rreth rolit të Turqisë në këtë luftë.

XS
SM
MD
LG