Ndërlidhjet

Talibanët vrasin mbi 20 ushtarë afganë


Afganistan - foto arkivi
Afganistan - foto arkivi

Militantët talibanë kanë sulmuar një konvoj të forcave afgane të sigurisë, duke vrarë 22 ushtarë dhe policë.

Sulmi ka ndodhur në provincën Sar-e-Pul.

Guvernatori i kësaj province, Abdul Jabar Haqbeen, ka thënë se përveç të vrarëve, janë edhe tetë anëtarë të forcave të sigurisë të plagosur dhe shtatë të tjerë të marrë peng.

Haqbeen ka thënë se 12 automjete të ushtrisë dhe policisë janë “shkatërruar krejtësisht” në sulm.

XS
SM
MD
LG