Ndërlidhjet

Baer: Aeroplanët pa ekuipazh e vëzhgojnë armëpushimin


Ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Daniel Baer
Ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Daniel Baer

Ambasadori amerikan në OSBE, Daniel Baer, tha se aeroplanët pa ekuipazh do të fluturojnë mbi pjesën lindore të Ukrainës, për të ndihmuar në monitorimin e armëpushimit të ndjeshëm ndërmjet forcave të Ukrainës dhe separatistëve prorusë.

Zoti Baer sot i tha Radios Evropa e Lirë se dy aeroplanët e parë të këtillë u janë dërguar monitoruesve të OSBE-së javën e kaluar, por ekipet për operimin e tyre ende nuk kanë arritur në Ukrainë.

Ambasadori Baer tha se Rusia duhet tu thotë “atyre nën kontrollin e të cilëve është pjesa lindore e Ukrainës, se ata nuk duhet të qesin” ndaj aeroplanëve pa ekuipazh të OSBE-së, meqë “ata realisht janë i vetmi mjet për monitoruesit në terren”.

XS
SM
MD
LG