Ndërlidhjet

Shefqet Krasniqi, lirohet nga masa e paraburgimit


Imami, Shefqet Krasniqi
Imami, Shefqet Krasniqi

Është liruar nga masa e paraburgimit Shefqet Krasniqi imami i xhamisë “Sulltan Mehmet Fatih, e njohur ndryshe edhe si xhamia e madhe.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, avokati mbrojtësi Bajram Tmava.

“Është liruar nga paraburgimi, i cili është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak, në një periudhe kohore prej 30 ditësh”, tha Tmava.

Ai ka bërë të ditur se pas një jave, do të bëjë kërkesë edhe për heqjen e arrestit shtëpiak, pasi që sipas tij edhe për atë masë nuk ka bazë.

Gjykata Themelore në Prishtinë, me 17 shtator kishe caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për 14 nga 15 personat e arrestuar nën dyshimet për cenim të rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Disa nga imamët janë liruar javë më parë por procedurat ligjore dhe hetimet janë duke vazhduar.

Imamët, ishin ngarkuar si persona të dyshuar, midis tjerash, me dyshimet për shpërlarje parash, financim të terrorizmit, shtytje për kryerje të veprave terroriste, rekrutim për terrorizëm, thirrje për rezistencë, organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

XS
SM
MD
LG