Ushtarët e Indisë dhe ata të Pakisanit sot kanë shkëmbyer zjarr në kufirin ndërmjet tyre.
Hedhja e predhave ndërkufitare paraqet vazhdim të përleshjeve ndërmjet dy palëve, që kanë filluar këtë muaj dhe nga të cilat janë vrarë së paku 20 civilë.
Në incidentin e fundit nuk ka pasur viktima.
Sipas një kumtese të ushtrisë së Pakistanit, shkëmbimi i të shtënave artilerike kishte filluar kur trupat e Indisë kanë hapur zjarr të “paprovokuar” matanë kufirit, i cili e ndanë Kashmirin e administruar nga India dhe provincën Punxhab në Pakistan.
Secili vend e ka nga një pjesë të Kashmirit, por pretendojnë që ta kenë të tërin.
India dhe Pkistani i kanë zhvilluar dy luftëra me shkallë të plotë lidhur me Kashmirin, ndërsa konsiderohet se tensionet janë ulur prej vitit 2003, kur është nënshkruar Marrëveshja për armëpushim.