Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha sot se vendi i tij do ta ndihmoj Irakun fqi në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.
Rohani i tha kryeministrit të Irakut, Haidar al-Abadi, që ndodhet për vizitë në Teheran, se Irani do të vazhdoj ta ndihmoj Irakun me këshilltarë ushtarakë dhe armatim.
Kryeministri Abadi tha se Bagdadi është në luftë me “terroristët”, që e kërcënojnë rajonin në përpjekjet e tyre për krijimin e ndarjeve ndërmjet shiitëve dhe sunitëve myslimanë.