Ndërlidhjet

Konflikti në Ukrainë shpërngul 800,000 persona


Një kamp i të zhvendosurve në Ukrainë
Një kamp i të zhvendosurve në Ukrainë

Organizata e Kombeve të Bashkuara OKB, ka njoftuar se si pasojë e konfliktit në Ukrainë 800,000 njerëz janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.

Rreth 95 përqind e të zhvendosurve janë nga Ukraina lindore, ku forcat qeveritare po luftojnë me separatistët pro-rusë.
Agjensioni i OKB-së për refugjatë UNHCR, ka bërë të ditur se rreth 430,000 persona janë zhvendosur aktualisht në Ukrainë, 170,000 më shumë se në fillim të shtatorit.

Thuhet se së paku 387,000 persona të tjerë kanë kërkuar në Rusi, azil të përkohshëm.

6,000 të tjerë kanë kërkuar azil në Bashkimin Evropian dhe 581 në Bjellorusi.

UNHCR thotë se po përpiqen të ndihmojnë disa prej të zhvendosurve, pasi që dimri po ofron.

Po ashtu bëhet e ditur se numri i të shpërngulurve pritet të rritet edhe më shumë, derisa vazhdon konflikti në Ukrainën lindore.

XS
SM
MD
LG