Ndërlidhjet

SHBA dënon varjen e 26-vjeçares në Iran


Reyhaneh Jabbari
Reyhaneh Jabbari

Departamenti amerikan i Shtetit ka dënuar ekzekutimin e një vajze 26 vjeçe nga autoritetet në Iran.

Uashingtoni ka thënë se Teherani ka zbatuar varjen “përkundër lutjeve të aktivistëve iranianë të të drejtave të njeriut dhe protestave ndërkombëtare mbi këtë çështje”.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA ka cituar zyrën e prokurorit në Teheran të ketë thënë se Reyhaneh Jabbari është varur mëngjesin e sotëm.

Jabbari është arrestaur në vitin 2007 për vrasjen e Morteza Abdolali Sarbandit, ish-punonjës në Ministrinë e Inteligjencës në Iran.

Një ekip hetues i Kombeve të Bashkuara ka thënë se vrasja është bërë për vetëmbrojtje, pasi Sarbandi ka bërë përpjekje të sulmojë seksualisht Jabbarin.

XS
SM
MD
LG