Ndërlidhjet

Ushtria pakistaneze po perparon kundër militantëve islamik


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria e Pakistanit ka thënë sot se ofenziva katër mujore kundër grupeve militante në veri-perëndim afër kufirit afgan, po përparon me ‘sukses’.

Zëdhënësi i ushtrisë Gjenerali Asim Saleem Bajwa, ka njoftuar se shumica e zonave në veri të Vaziristanit janë pastruar nga militantët.

“Ndikimi pozitiv i operimeve tona, po ndjehet në të gjithë Pakistanin, ku sulmet terroriste, grabitjet dhe rrëmbimet çdo ditë po shënojnë rënie”, ka thënë Bajwa.

Ai tha se që nga qershori më së paku 1,100 militantë dhe 100 ushtarë janë vrarë.

Në anën tjetër, zëdhënësi Bajwa, ka akuzuar Afganistanin se ka dështuar të bashkëpunojë në operacionet, kohën kur militantët po rrezikonin kufirin.

Ndryshe, autoritetet pakistaneze dhe afganistane, kanë akuzuar njëra tjetrën, për dështim për t’u marrë në mënyrë më efektive me luftën kundër militantëve.

XS
SM
MD
LG