Ndërlidhjet

Suedi: Njohje zyrtare e shtetit palestinez


Margot Wallstrom
Margot Wallstrom

Suedia zyrtarisht e ka njohur sot shtetin palestinez, duke u bërë vendi i parë madhor evropian, që vepron në këtë mënyrë.

Megjithatë, ky zhvillim nuk ishte befasues, meqë Suedia më herët kishte sinjalizuar se së shpejti do ta bënte njohjen e shtetit palestinez.

Ministrja e jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom, e ka shpallur njohjen zyrtare duke thënë se “është një hap i rëndësishëm, që konfirmon të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje”.

Izraeli ka shprehur qëndrim kritik ndaj Suedisë, kur ky vend pat paralajmrëuar njohjen e shtetit palestinez, duke thënë se kjo lëvizje do t’i shkatërroj përpjekjet për marrëveshje të paqes në Lindjen e Mesme.

Më 13 tetor, Parlamenti i Britanisë, po ashtu, ka votuar në mënyrë simbolike dhe jo obliguese, për njohjen e shtetit palestinez.

XS
SM
MD
LG