Ndërlidhjet

OKB: Ndryshimet klimatike pasojë e aktivitetit njerëzor


Ban Ki-moon
Ban Ki-moon

Një panel i Kombeve të Bashkuara tha sot se ndryshimet klimatike po ndodhin dhe se në tërësi këto ndryshime janë pasojë e aktiviteteve njerëzore.

Paneli, po ashtu, tha se kufizimi i ndikimit të ndryshimit klimatik mund të kërkoj reduktim të emisionit të gazrave në zero, deri para përfundimit të këtij shekulli.

Në raportin e Panelit Ndërqeveritar për Ndryshime Klimatike thuhet se bota duhet ta përfundoj varshmërinë e vet ndaj naftës, thëngjillit dhe gazit natyror, që janë burimet kryesore të sistemit global energjetik.

Duke e paraqitur këtë raport, sot në Kopenhagë të Danimarkës, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha se “shkenca ka folur dhe se nuk ka dykuptimësi në mesazhin e tyre” dhe ka shtuar se “liderët duhet të veprojnë pasi koha nuk është në anën tonë”.

XS
SM
MD
LG