Ndërlidhjet

Akuza ndaj zyrtarëve gjeorgjian për helmim të ushtarëve


Pamje të ushtarëve gjeorgjian
Pamje të ushtarëve gjeorgjian

Tre zyrtarë mjekësorë të ushtrisë dhe tre punonjës të një kompanie shtetërore, furnizues i ushqimit në Gjeorgji, janë akuzuar për neglizhencë që çoi në helmim e qindra ushtarakëve vitin e kaluar.

Njoftimi është bërë i ditur nga zyra e prokurorit më 4 nëntor.

Akuzat përfshijnë edhe kreun e departamentit mjekësor të personelit të përgjithshëm, zyrtarë kryesorë mjekësore të dy brigadave të këmbësorisë si dhe tre punonjës të kompanisë së ushqimit të quajtur ‘Georgian Food Company’.

Vitin e kaluar, 858 ushtarë janë helmuar nga ushqimi në 10 raste të veçanta. Prej tyre 19 janë shtruar në spital.

Një ish dhe katër zyrtarë aktual të ushtrisë, janë arrestuar javën e kaluar nën dyshimet se kanë keqpërdorur fondet shtetërore.

Ministri i Mbrojtjes, Irakli Alasania, ka thënë më 4 nëntor se rasti ka prapavi politike dhe e ka cilësuar si ‘sulm mbi zgjedhjet Evro-Atlantike të Gjeorgjisë”.

XS
SM
MD
LG