Ndërlidhjet

Mbyllën 400 faqe të paligjshme të internetit


Ilustrim
Ilustrim

Një faqe e paligjshme e internetit, që merrej me shitjen e substancave narkotike, e quajtur 'Silk Road 2.0', është mbyllur së bashku me 400 ueb-faqe të tjera, që besohet se janë marrë me shitjen e gjërave të paligjshme.

Një operacion i tillë i ndërmarrë nga Shtetet e Bshkuara dhe Bashkimi Evropian, konsiderohet si përparim në luftën kundër krimit kibernetik.

Agjensia policore e Evropës, ‘Europol’, thotë se ky operacion i ndërmarrë më 6 nëntor, përfshin edhe arrestimin e 17 personave.

Këto ueb-faqe ilegale janë marrë me shitjen e substancave narkotike, armëve, po ashtu kanë ofruar pamje të fëmijëve të abuzuar si dhe faqe për grupe ekstremiste.

Prej tyre më e famshmja ishte, Silk Road 2.0, e cila është marrë me shitjen dhe blerjen e substancave narkotike.

XS
SM
MD
LG