Ndërlidhjet

Koreja Veriore liron dy të burgosur amerikanë


Kenneth Bae, njëri nga të burgosurit amerikanë që është liruar të shtunën nga Koreja e Veriut.
Kenneth Bae, njëri nga të burgosurit amerikanë që është liruar të shtunën nga Koreja e Veriut.

Koreja e Veriut ka liruar dy amerikanë që ka mbajtur në paraburgim.

Zyra e drejtorit të inteligjencës kombëtare ka thënë se Matthew Todd Miller dhe Kenneth Bae “janë rrugës për në shtëpi”.

Bae dhe Miller janë mbajtur në paraburgim për dy vjet, respektivisht shtatë muaj.

Bae, misionar koreano-amerikan, 42 vjeç, është dënuar me 15 vjet punë të vështirë.

Ndërkaq, Miller, 24 vjeç, është dënuar me gjashtë vjet punë të vështirë në muajin prill, pasi dyshohet se ka grisur vizën e tij të imigracionit dhe ka kërkuar azil.

Lirimi i tyre vjen dy javë pasi Phenjani ka liruar një tjetër amerikan, Jeffrey Fowle, i cili është burgosur në prill, pasi, me sa duket, ka lënë Biblën në një lokal nate.

XS
SM
MD
LG