Ndërlidhjet

Obama dhe Putin takohen “shkurtimisht”


Obama dhe Putin
Obama dhe Putin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë pasur një takim të shkurtër në margjinat e një samiti të vendeve të Azi-Paqësorit, në Pekin.

Raportet citojnë një zyrtar amerikan të ketë thënë se Obama dhe Putin “nuk kanë pasur kohë që të mbulojnë çështje” gjatë këtij takimi.

Dy liderët kanë mosmarrëveshje të mëdha në lidhje me rolin e Rusisë në konfliktin në Ukrainë, si dhe me mbështetjen e Kremlinit për presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke raportuar për takimin, ka thënë se “presidenti i Shteteve të Bashkuara ka përshëndetur i pari Putinin”.

Interfax ka thënë se takimi ka zgjatur pak minuta.

Sekretari për media i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se nuk ka informacione për këtë takim.

XS
SM
MD
LG