Ndërlidhjet

Trupa joluftarake amerikane vendosen në Anbar


Anbar, Irak
Anbar, Irak

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur 50 trupa joluftarake në një bazë ajrore në Anbar të Irakut.

Pentagoni ka thënë se këshilltarët ushtarakë janë stacionuar në bazën Ain al-Asad, e cila është më e madhja në këtë provincë.

Anbari, i banuar me shumicë sunite, kontrollohet pothaujse tërësisht nga militantët e Shtetit Islamik.

Kjo është hera e parë që trupat amerikane dërgohen në Anbar, prejse koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka nisur sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik, në muajin gusht.

Forcat amerikane kanë lënë Irakun në vitin 2011, por presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka thënë javën e kaluar se planifikon të dyfishojë numrin e forcave joluftarake në këtë vend.

XS
SM
MD
LG