Ndërlidhjet

SHBA-të me aleatët kryejnë 23 sulme ajrore në Siri dhe Irak


Komanda Qendrore Amerikane tha se forcat e udhëhequra nga Amerika kanë kryer 16 sulme ajrore në Siri, shumica e tyre në qytetin e rrethuar të Kobanit pranë kufirit turk, dhe shtatë në rajonin ku prodhohet nafta në veri të Irakut, që nga 10 nëntori.

Komanda, përmes një komunikate sot tha që 10 sulmet ajrore u bënë nga SHBA-të dhe aleatët e tyre, sulmuan 8 njësite të Shtetit Islamik, dëmtuan 3 vend-luftime dhe shkatërruan mjete të logjistike.

Kurdët në Irak kanë ndihmuar për të rikthyer disa fshatra përreth Kobanit, por linjat e kontrollit në qytet vazhdojnë të mbesin njësoj.

Në Irak, 5 sulme ajrore afër Baijit, vendi i një burimi të naftës, sulmuan një njësi të Shtetit Islamik, tri të vogla dhe shkatërruan 2 ndërtesa, 2 automjete dhe një pozicion të snajperëve.

Dy sulmet tjera goditën afër qytetit të nadtës të Kirkukut, në pjesën veriore të Irakut të dominuar nga kurdët.

XS
SM
MD
LG