Ndërlidhjet

Shtetasi britanik, i dyshuar në përfshirjen e prerjes së kokave në Siri


Peter Kassig
Peter Kassig

Një shtetas britanik, student i mjekësisë, i cili ka lënë studimet për të shkuar në Siri, dyshohet se është parë në mesin e militantëve, të cilët përmes një video të plasuar një ditë më parë, kanë hequr kokën e një amerikani dhe të disa ushtarëve sirian.

Për një gjë të tillë, ka folur babai i tij, Ahmed Muthana, i cili i ka thënë të përditshmes "Daily Mail", se në video, në mesin e xhihadisëve, ka dyshime se ka parë fytyrën e djalit të tij, 20 vjeçar, Nasser Muthana.

Më herët, sot, edhe ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, ka thënë se ‘ekziston një mundësi e madhe’ që po ashtu një shtetas francez, ka qenë në mesin e militantëve të demaskuar, të paraqitur në këtë video.

Video, paraqet disa militantë, duke prerë kokën e amerikanit, Peter Kassig dhe të më së paku 18 ushtarëve sirian.

Ndryshe, Peter Kassig ka qenë duke ndihmuar viktimat e luftës në Siri, kur është marrë peng vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG