Ndërlidhjet

Kosovë: Fillon ndërtimi i fabrikës për përpunim të ujit


Fabrika e përpunimit të ujit “Shkabaj”, e cila pritet që përfundimisht do ta zgjidh problemin me furnizim të rregullt me ujë të pijes për qytetarët e komunës së Prishtinës, fillon të ndërtohet sot, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Ujësjellësit Rajonal Prishtina.

Fabrika parashihet të ketë kapacitete përpunuese për fazën e parë deri në 700 litra për sekondë. Kjo sasi do të jetë e mjaftueshme për të mundësuar furnizim të rregullt me ujë për 24 orë pa ndërprerje.

Sipas zëdhënëses së Ujësjellësit Rajonal Prishtina, Arieta Mjeku, kjo fabrikë, e cila pritet të përfundojë në vitin 2016, do t’i garantojë secilit qytetar të komunës së Prishtinës ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerë

Qytetarët e komunës së Prishtinës që nga pas lufta janë përballur me reduktime të ashpra të ujit.

Në muajt e verës për shkak të mungesës së reshjeve atmosferike shumë komuna të Kosovës kishin hyrë në një fazë emergjente të furnizimit me ujë të pijes.

XS
SM
MD
LG