Ndërlidhjet

Rusia kërkon përjashtimin e SHBA-së nga NATO


Sergei Naryshkin
Sergei Naryshkin

Kryetari i parlamentit rus, thotë se anëtarët evropianë të NATO-s, duhet të dëbojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga aleanca.

Kryetari i parlamentit, Sergei Naryshkin, gjatë një fjalimi sot më 25 nëntor, për situatën në Evropë, ka thënë: “ Kam një propozim të shkëlqyer. Sugjeroj partnerët tanë evropianë që të përjashtojnë Shtetet e Bashkuara nga NATO”.

Sipas Naryshkin, stabiliteti dhe siguria në Evropë do të rritej, nëse nga NATO përjashtohen SHBA-të.

“Anëtarët evropianë kanë dhënë gjysmën e buxhetit të aleancës gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, ndërsa kontributet e tyre aktuale mezi arrijnë në 25 për qind", ka thënë Naryshkin.

XS
SM
MD
LG