Ndërlidhjet

Papa dhe Patriarku ortodoks kërkojnë paqe në Ukrainë


Papa Françesk (majtas) dhe patriarku Bartholomew në Stamboll
Papa Françesk (majtas) dhe patriarku Bartholomew në Stamboll

Papa Françesk dhe lideri shpirtëror i të krishterëve ortodoksë, Bartholomew, kanë kërkuar paqe në Ukrainë, dhe u kanë bërë thirrje të dy palëve, që të zhvillojnë dialog të mbështetur në të drejtën ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit.

Këto komente ata i bënë mbrëmë vonë në Stamboll, nëpërmjet një deklarate të përbashkët.

Papa Françesk dhe patriarku Bartholomew, po ashtu, kanë kërkuar ndaljen e shtypjes së të krishterëve në Siri dhe Irak, nga ana e militantëve të shtetit Islamik.

Të dy liderët religjiozë kanë kërkuar “dialog konstruktiv me islamin, bazuar në respektin dhe miqësinë reciproke”.

XS
SM
MD
LG