Ndërlidhjet

Gjermania kërkon bisedime NATO-Rusi


Ministri i jashtëm gjerman, Franz Walter Steinmeier
Ministri i jashtëm gjerman, Franz Walter Steinmeier

Gjermania i ka bërë thirrje NATO-s të martën që të fillojë dialgun me Rusinë, me qëllim të shmangies së rrezikut për shkak të pranisë së ushtrisë ruse në Ukrainë dhe rreth saj.

Intervenimi rus në Ukrainë në mars të këtij viti, e ka pezulluar bashkëpunimin e NATO-s me Moskën.

“Tani ne kemi vetëm disa mënyra për të biseduar rreth ngjarjeve të cilat na vijnë papritmas, si për shembull stërvitjet ushtarake, fluturimet e avionëve apo pranija e anijeve ushtarake në gjithë botën”, ka thënë ministri jashtëm gjerman Franz Walter Steinmeier.

“Ne nuk kemi mundësi që të përcaktojmë se çfarë qëndron prapa veprimeve të tilla, dhe nëse ato janë arsye për shqetësim apo jo”, ka thënë Steinmeier gjatë takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel.

Steinmeier ka rikujtuar se kontaktet aktuale me Rusinë janë edhe më të pakta sesa ato që ishin gjatë Luftës së Ftohtë, dhe kjo sipas tij, duhet të ndryshoj në mënyrë që “situata të mos jetë jashtë kontrollit”.

XS
SM
MD
LG