Ndërlidhjet

Ish-manjati rus kërkon që sanksionet të mos bllokojnë qytetarët e thjeshtë


Ish-manjati rus, Mikhail Khodorovsky
Ish-manjati rus, Mikhail Khodorovsky

Ish-manjati rus i naftës Mikhail Khodorkovsky ka kërkuar nga BE-ja që BE-ja që sanksionet bdaj Rusisë të përfshijnë zyrtarët që janë të përfshirë në krizën në Ukrainë por jo edhe ti mbajnë edhe qytetarët e rëndomtë “larg nga Evropa”.

Teksa ka folur të martën në një mbledhje të Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian, Khodorkovsky, ka thënë se sanksonet e Perëndimit, po e inkurajojnë Kremlimin që të jetë edhe më agresiv.

Khodorkovsky ka qendruar për dhjetë vite në burg nën akuzat për evazion fiskal.

Ai dhe mbështetësit e të drejtave të njeriut, akuzat ndaj tij i kanë cilësuar si të motivuara politikisht.

Khodorkovsky është liruar një vit më parë dhe që nga ajo kohë, jeton në Evropë.

Khodorkovsky ka theksuar se regjimi i Putinit nuk është i përjetshëm dhe se ai mund të qëndroj në pushtet edhe një dekadë apo më pak, varësisht se si e trajton PerëndimiRusinë.

Aneksimi i Krimesë nga ana e Moskës, sipas tij, është i paligjshëm ndërsa Evropa duhet të shikojë për gjetjen e një kompromisi në mënyrë që ti shmanget luftës

XS
SM
MD
LG