Ndërlidhjet

Nikolliq: BE nuk e pranon Serbinë pa zgjidhur çështjet me Kosovën


Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolliq
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolliq

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolliq ka thënë se ka marrë mesazhe të qarta nga Bashkimi Evropian në lidhje me çështjen e Kosovës dhe pozicionin serb karshi vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Në një intervistë për RTS, ai ka theksuar se nga komisionari evropian, Johannes Hahn ka dëgjuar mesazhe të qarta se Serbia nuk do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian pa zgjidhjen e çështjeve me Kosovën.

Kjo sipas tij, nënkupton që meqë në Bashkimin Evropian shumica e vendeve e kanë njohur pavarësinë e Kosovës do të duhej që edhe Serbia të pajtohej me këtë fakt.

“Më tha prerazi – nuk ju duam me probleme të pazgjidhura me Kosovën”, ka thënë presidenti serb.

Por, sipas tij Serbia ka qëndrimin e vet se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Nikoliq ka folur edhe në lidhje me kërkesat e BE-së karshi Serbisë në raport me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, si një nga vendet mike të këtij shteti.

"Më ka thënë se ju mund të vazhdoni tash për tash (duke mos vendosur sanksione), pasi që nuk jeni anëtare e BE-së, por në të ardhmen duhet t'u përmbaheni politikave të Bashkimit Evropian", ka deklaruar Nikolliq.

XS
SM
MD
LG