Ndërlidhjet

Komentet e McCainit zemërojnë Hungarinë


Senatori amerikan, John McCain.
Senatori amerikan, John McCain.

Hungaria ka thirrur në bisedë informative të ngarkuarin me punë të SHBA-së në Budapest, për të protestuar kundër komenteve të senatorit amerikan, John McCain, i cili e ka quajtur kryeministrin hungarez, Viktor Orban, “diktator neofashisht”.

Gjatë seancave dëgjimore në Senat për ambasadorët e rinj, McCain e ka përshkruar Hungarinë si vend që “është në prag të dorëzimit të sovranitetit të tij te një diktator neofashist që fle me Vladimir Putinin (presidentin rus)”.

Sekretari për çështje të jashtme i Hungarisë, Levente Magyar, i ka thënë të ngarkuarit amerikan me punë, Andre Goodfriend, se Hungaria i konsideron këto komente si të papranueshme.

XS
SM
MD
LG