Ndërlidhjet

Mogherini në Turqi, kërkon bashkëpunim


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka arritur në Turqi, për të kërkuar bashkëpunim më të ngushtë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Gjatë vizitës dyditore, Mogherini dhe zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së pritet t’i bëjnë thirrje Ankarasë që të frenojë kalimin e luftëtarëve të huaj në Siri.

Mogherini ka thënë se vizita “është tregues i fuqishëm për rëndësinë strategjike që kanë marrëdhëniet BE-Turqi”.

Negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE-janë në vazhdim e sipër qysh në vitin 2005.

Mogherini pritet t’iu bëjë thirrje zyrtarëve turq që t’iu bashkohen edhe sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, për shkak të krizës në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG