Ndërlidhjet

Rusi: Dy të vrarë e tre të plagosur


Ilustrim
Ilustrim

Një punonjës rus i një miniere i cili ishte shkarkuar së fundi nga puna, e ka vrarë një polic dhe i ka plagosur tre persona të tjerë, derisa edhe vetë ai, është qëlluar për vdekje nga policia.

Autoritetet kanë bërë me dje se sulmuesi ka hyrë me një revole në ndërtesën administrative të minierës Raspadskaya, në qytetin siberian Mezhdurechensk.

Fillimisht ai kishte shtënë me armë në drejtim të një punonjësi të një dyqani, duke e plagosur rëndë.

Në kërkim të tij, policia kishte shkuar tek banesa e tij dhë gjatë një shkëmbimi armësh, policia kishte vrarë sulmuesin, derisa sulmuesi kishte arritur të vriste një polic dhe dy të tjerë i kishte plagosur.

Zyrtarët janë njoftuar se sulmuesi 61 vjeçar, ishte shkarkuar nga puna e tij në një dyqan të riparimit në minierë, për shkak të mungesave në punë.

Guvernatori i rajonit Kemerovo, Aman Tuleyev, ka thënë se hetimet në lidhje me rastin do të jenë nën mbikqhyrjen e tij.

Të shtënat me armë në shkolla dhe vende të punës në Rusi janë të rralla, ndonëse viteve të fundit janë bërë më të zakonshme.

XS
SM
MD
LG