Presidenti uzbek, Islam Karimov, ka thënë se Rusia mund të ndihmoj në ruajtjen e sigurisë në Azinë qendrore në atë, që ai e ka përshkruar si kërcënim në rritje nga ana e islamit radikal.
Karimov ka thënë se prania e Rusisë në Azinë Qendrore është një “faktor i rëndësishëm për ta mbështetur paqen dhe sigurinë”.
Këto komente ai i ka bërë në Tashkent gjatë të mërkures, pas takimit që ka pasur me presidentin rus Vladimir Putin.
Putin, tha se Rusia sikurse Uzbekistani, është e shqetësuar për tërheqjen e trupave të NATO-s nga Afganistani.
Gjatë vizitës së presidentit Putin, Rusia ka njoftuar se do t’ia shlyej 890 milion borxhe që Uzbekistani ia ka Rusisë, si rezultat i një marrëveshje për të thelluar bashkëpunimin ekonomik