Ndërlidhjet

Kerry e Lavrov takohen të dielën në Romë


Lavrov dhe Kerry - foto arkivi
Lavrov dhe Kerry - foto arkivi

Zyrtarët në Uashington dhe Moskë kanë bërë të ditur se Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, planifikojnë të takohen të dielën në Romë, për shkak të konfliktit në lindje të Ukrainës.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, ka thënë se Lavrov mund të ngrejë shqetësimet e Moskës në lidhje me një ligj, që ka miratuar Kongresi amerikan, i njohur si Akti i Mbështetjes së Lirisë në Ukrainë.

Legjislacioni, i cili duhet të nënshkruhet nga presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ngre perspektivën e sanksioneve më të ashpra kundër Rusisë dhe ofrimin e ndihmës vdekjeprurëse nga ushtria amerikane për Kievin, për luftën e tij kundër separatistëve pro-rusë.

Ryabkov ka thënë se Moska do të marrë kundër-mara nëse legjislacioni zbatohet.

XS
SM
MD
LG