Ndërlidhjet

Policia turke bastis mediat opozitare


Ilustrim
Ilustrim

Policia turke ka arrestuar së paku 23 persona, gjatë bastisjeve në një gazetë dhe në një televizion që kanë lidhje të afërta me klerikun islamik, Fethullah Gulen.

Të arrestuarit akuzohen për formimin e një organizate të paligjshme dhe për komplot për të marrë kontrollin e shtetit.

Gulen, lideri shpirtëror i lëvizjes Hizmet, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, është rival i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Bastisjet vijnë disa ditë pasi Erdogan është zotuar se do të nisë një fushatë të re kundër mbështetësve të Gulenit.

Në mesin e të arrestuarve sot janë gazetarë, producentë, skenaristë dhe një shef i policisë në lindje të Turqisë.

XS
SM
MD
LG