Ndërlidhjet

66 gazetarë të vrarë gjatë këtij viti


Ilustrim
Ilustrim

Reporterët pa Kufij kanë bërë të ditur se 66 gazetarë janë vrarë gjatë këtij viti, teksa kanë qenë në kryerje të detyrës së tyre.

Numri i gazetarëve të vrarë këtë vit është 7 për qind më pak se në vitin e kaluar.

Por, organizata me Seli në Paris, ka bërë të ditur se prerja e kokës së gazetarëve në Siri, tregon për rrezkun që iu kanoset gazetarëve të cilët mbulojnë konfliktin.

“Zakonisht gazetarët nuk janë vrarë në një mënyrë kaq barbare dhe tronditëse për të gjithë botën”, thuhet mes të tjerash në raportin e Reporteve pa Kufij, që është botuar të martën.

Kidnapimi i gazetarëve këtë vit, sipas raportit është rritur për 37 për qind.

33 nga 119 gazetarët e kidnapuar gjatë këtij viti, sipas raportit, janë kidnapuar në Ukrainë.

Raporti thekson se vendi më vdekjeprurës për gazetarët gjatë këtij viti është Siria ku janë vrarë 15 gazetarëm, e ndjekur nga territori palestinez ku janë vrarë 7 sosh, në Ukrainë janë vrarë 6 dhe në Irak 4 gazetarë.

Kina është vendi ku janë burgosur më së shumti gazetarë dhe atë 29 sosh.

Pas Kinës me numrin më të madh të gazetarëve të arrestuar është Eritrea ku janë burgosur 28 gazetarë dhe Irani ku janë burgosur 19 gazetarë.

Rasti i gazetares hulumtuese të Radios Evropa e Lirë, Shërbimi i Azerbajxhanit, Khadia Ismailova, sipas raportit, është rasti më i madh i burgosjes së një pjestari të medias në Evropë.

XS
SM
MD
LG