Ndërlidhjet

Përfundon rrethimi i shkollës në Peshauar


Peshauar, Pakistan
Peshauar, Pakistan

Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se rrethimi i shkollës në Peshauar ka përfunduar pasi 141 njerëz janë vrarë, shumica nga ta fëmijë, dhe 120 të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Asim Bajwa, ka thënë se 132 nga të vrarët janë fëmijë dhe nëntë pjesëtarë të stafit të shkollës.

Zyrtarët ushtarakë kanë thënë po ashtu se nëntë militantë janë vrarë.

Përgjegjësinë për sulmin në Shkollën Publike Ushtarake e kanë marrë talibanët pakistanezë.

Zëdhënësi i tyre, Muhammad Umar Khorasani, ka thënë se sulmi është hakmarrje për operacionet e ushtrisë së Pakistanit në zonat fisnore veriperëndimore.

“Ne kemi zgjedhur shkollën e ushtrisë për ta sulmuar, sepse qeveria po sulmon familjet dhe gratë tona”, ka thënë Khorasani.

XS
SM
MD
LG